LEXIM · DIJE · REFLEKTIM

Kur’ani.
Pranë zemrës.

Një hapësirë e qetë për të lexuar tekstin arab dhe përkthimin e kuptimeve në gjuhën shqipe.

Kopertina e Kur’anit me kaligrafi arabe dhe ornamente
Një çast për lexim. Një hap drejt dijes.
ARABISHT & SHQIP

Lexoni me përkushtim.

Përkthimi i kuptimeve nga Sherif Ahmeti
Teksti arab: botimi Uthmani

SURE NGA KUR’ANI

Al-Israa

سُورَةُ الإِسۡرَاءِ

111 ajete · Arabisht dhe shqip

Dëgjoni suren Al-Israa

Recitim në arabisht · Mishary Alafasi

Ajetet 61–80 nga 111Shqip · Sherif Ahmeti
Ajeti 61#

وَإِذْ قُلْنَا لِلْمَلَٰٓئِكَةِ ٱسْجُدُوا۟ لِءَادَمَ فَسَجَدُوٓا۟ إِلَّآ إِبْلِيسَ قَالَ ءَأَسْجُدُ لِمَنْ خَلَقْتَ طِينًۭا

(mandej vazhdoi e) tha: “A e sheh (i tha Zotit) këtë që Ti e vlerësove mbi mua, nëse më lë të jetojë deri në ditën e kijametit, unë gjithsesi do t’i shfaros pasardhësit e tij, më përjashtim të një pakice”.

Ajeti 62#

قَالَ أَرَءَيْتَكَ هَٰذَا ٱلَّذِى كَرَّمْتَ عَلَىَّ لَئِنْ أَخَّرْتَنِ إِلَىٰ يَوْمِ ٱلْقِيَٰمَةِ لَأَحْتَنِكَنَّ ذُرِّيَّتَهُۥٓ إِلَّا قَلِيلًۭا

(Zoti) tha: “Shko, ekush prej tyre vjen pas teje, shpërblimi juaj është Xhehennemi, shpërblim i plotë”.

Ajeti 63#

قَالَ ٱذْهَبْ فَمَن تَبِعَكَ مِنْهُمْ فَإِنَّ جَهَنَّمَ جَزَآؤُكُمْ جَزَآءًۭ مَّوْفُورًۭا

Dhe me atë alarmin e zërit tënd, mashtroje atë që mundesh prej tyre, me kalorësit e këmbësorët tu thirri (bërtitu) ata, përzieju me ta në pasuri dhe në fëmijë dhe premtoju atyre, po shejtani nuk u premton tjetër, përveç mashtrim.

Ajeti 64#

وَٱسْتَفْزِزْ مَنِ ٱسْتَطَعْتَ مِنْهُم بِصَوْتِكَ وَأَجْلِبْ عَلَيْهِم بِخَيْلِكَ وَرَجِلِكَ وَشَارِكْهُمْ فِى ٱلْأَمْوَٰلِ وَٱلْأَوْلَٰدِ وَعِدْهُمْ ۚ وَمَا يَعِدُهُمُ ٱلشَّيْطَٰنُ إِلَّا غُرُورًا

Në të vërtet, ti nuk ke kurrfarë fuqie ndaj robërve të Mi. Mbrojtja e Zotit tënd është e mjaftueshme (për ata).

Ajeti 65#

إِنَّ عِبَادِى لَيْسَ لَكَ عَلَيْهِمْ سُلْطَٰنٌۭ ۚ وَكَفَىٰ بِرَبِّكَ وَكِيلًۭا

Zoti juaj është Ai që për ju mundëssoi lundrimin e anijeve në det në mënyrë që të kërkoni nga të mirat e Tij. Vërtet, Ai është shumë mëshirues ndaj jush.

Ajeti 66#

رَّبُّكُمُ ٱلَّذِى يُزْجِى لَكُمُ ٱلْفُلْكَ فِى ٱلْبَحْرِ لِتَبْتَغُوا۟ مِن فَضْلِهِۦٓ ۚ إِنَّهُۥ كَانَ بِكُمْ رَحِيمًۭا

E kur ju kap juve paniku (frika) në det, i humbni (nga kujtesa) ata që i lutni, u mbete vetëm Ai (All-llahu), mirpo pasi që Ai t’ju shpëtojë e të arrini në tokë, ia ktheni shpinën. Ashtu, njeriu është përbuzës.

Ajeti 67#

وَإِذَا مَسَّكُمُ ٱلضُّرُّ فِى ٱلْبَحْرِ ضَلَّ مَن تَدْعُونَ إِلَّآ إِيَّاهُ ۖ فَلَمَّا نَجَّىٰكُمْ إِلَى ٱلْبَرِّ أَعْرَضْتُمْ ۚ وَكَانَ ٱلْإِنسَٰنُ كَفُورًا

A mos jeni të siguruar që nuk do t’u shafitë në tokë ose nuk do t’ju lëshojëndonjë shtërngatë e ju nuk do të keni mbrojtës.

Ajeti 68#

أَفَأَمِنتُمْ أَن يَخْسِفَ بِكُمْ جَانِبَ ٱلْبَرِّ أَوْ يُرْسِلَ عَلَيْكُمْ حَاصِبًۭا ثُمَّ لَا تَجِدُوا۟ لَكُمْ وَكِيلًا

A mos jeni të sigurt se Ai nuk do t’ju kthejë njëherë tjetër në det, et’ju lëshojë ndonje furtunë të erës, e për shkak të mosbesimit tuaj t’ju fndosë, e pastaj nuk do të gjeni kiush do të hakmerrej kundër nesh për ju.

Ajeti 69#

أَمْ أَمِنتُمْ أَن يُعِيدَكُمْ فِيهِ تَارَةً أُخْرَىٰ فَيُرْسِلَ عَلَيْكُمْ قَاصِفًۭا مِّنَ ٱلرِّيحِ فَيُغْرِقَكُم بِمَا كَفَرْتُمْ ۙ ثُمَّ لَا تَجِدُوا۟ لَكُمْ عَلَيْنَا بِهِۦ تَبِيعًۭا

Ne, vërtet nderuam pasardhësit e Ademit (njerëzit), u mundësuam të udhëtojnë hipur në tokë e në det, ibegatuam me ushqime të mira, i vlerësuam ata (i lartësuam) ndaj shumicës së krijesave që Ne i krijuam.

Ajeti 70#

۞ وَلَقَدْ كَرَّمْنَا بَنِىٓ ءَادَمَ وَحَمَلْنَٰهُمْ فِى ٱلْبَرِّ وَٱلْبَحْرِ وَرَزَقْنَٰهُم مِّنَ ٱلطَّيِّبَٰتِ وَفَضَّلْنَٰهُمْ عَلَىٰ كَثِيرٍۢ مِّمَّنْ خَلَقْنَا تَفْضِيلًۭا

(përkujto) Ditën kur do të thërrasim secilin njeri me prijësin (librin, pejgamberin, shënimet e veprave) e tyre. E atij që i jepet libri i tij nga e djathta e tij, të tillët i lexojnë shënimet e tyre (të mira), dhe nuk u bëhet e padrejtë asnjë fije.

Ajeti 71#

يَوْمَ نَدْعُوا۟ كُلَّ أُنَاسٍۭ بِإِمَٰمِهِمْ ۖ فَمَنْ أُوتِىَ كِتَٰبَهُۥ بِيَمِينِهِۦ فَأُو۟لَٰٓئِكَ يَقْرَءُونَ كِتَٰبَهُمْ وَلَا يُظْلَمُونَ فَتِيلًۭا

E kush ka qenë i verbër në këtë (botë), ai do të jetë edhe në botën tjetër i verbër dhe më i humburi i rrugës së drejtë.

Ajeti 72#

وَمَن كَانَ فِى هَٰذِهِۦٓ أَعْمَىٰ فَهُوَ فِى ٱلْءَاخِرَةِ أَعْمَىٰ وَأَضَلُّ سَبِيلًۭا

Në të vërtetë ata (idhujtarët) gati arritën të sprovijnë ty nga ajo që Ne ta shpallëm, e të trillosh tjetër nga çka të shpallëm, e atëherë do të zinin ty mik.

Ajeti 73#

وَإِن كَادُوا۟ لَيَفْتِنُونَكَ عَنِ ٱلَّذِىٓ أَوْحَيْنَآ إِلَيْكَ لِتَفْتَرِىَ عَلَيْنَا غَيْرَهُۥ ۖ وَإِذًۭا لَّٱتَّخَذُوكَ خَلِيلًۭا

Dhe sikur Ne të mos të kishim forcuar ty, ti gati anove diçka pak te ta.

Ajeti 74#

وَلَوْلَآ أَن ثَبَّتْنَٰكَ لَقَدْ كِدتَّ تَرْكَنُ إِلَيْهِمْ شَيْـًۭٔا قَلِيلًا

E atëherë Ne do ta shijonim mundimin dyfish të kësaj jete dhe dyfish të jetës tjetër, e pastaj ti nuk do të gjeje mbrojtës kundër nesh.

Ajeti 75#

إِذًۭا لَّأَذَقْنَٰكَ ضِعْفَ ٱلْحَيَوٰةِ وَضِعْفَ ٱلْمَمَاتِ ثُمَّ لَا تَجِدُ لَكَ عَلَيْنَا نَصِيرًۭا

E atëherë Ne do ta shijonim mundimin dyfish të kësaj jete dhe dyfish të jetës tjetër, e pastaj ti nuk do të do të gjeje mbrojtës kundër nesh.

Ajeti 76#

وَإِن كَادُوا۟ لَيَسْتَفِزُّونَكَ مِنَ ٱلْأَرْضِ لِيُخْرِجُوكَ مِنْهَا ۖ وَإِذًۭا لَّا يَلْبَثُونَ خِلَٰفَكَ إِلَّا قَلِيلًۭا

Ata gati të shqetësuar në tokë (në Mekë) për të përzënë prej saj, po atëherë edhe ata nuk do të mbeteshin pas teje (pas pak kohe do të shkatërroheshin).

Ajeti 77#

سُنَّةَ مَن قَدْ أَرْسَلْنَا قَبْلَكَ مِن رُّسُلِنَا ۖ وَلَا تَجِدُ لِسُنَّتِنَا تَحْوِيلًا

Ky është ligji i Tij edh me të dërguarit që i dërgoi para teje. E në ligjin Tonë ti nuk gjen ndryshim.

Ajeti 78#

أَقِمِ ٱلصَّلَوٰةَ لِدُلُوكِ ٱلشَّمْسِ إِلَىٰ غَسَقِ ٱلَّيْلِ وَقُرْءَانَ ٱلْفَجْرِ ۖ إِنَّ قُرْءَانَ ٱلْفَجْرِ كَانَ مَشْهُودًۭا

Fale namazin kur zbret (nga zeniti) dielli, e deri në errësirën e natës dhe duke bërë lutjen (namazin) e agimit. Vërtet, lutja e agimit është e përcjellur.

Ajeti 79#

وَمِنَ ٱلَّيْلِ فَتَهَجَّدْ بِهِۦ نَافِلَةًۭ لَّكَ عَسَىٰٓ أَن يَبْعَثَكَ رَبُّكَ مَقَامًۭا مَّحْمُودًۭا

Dhe në një pjesë të natës zgjohu me të (me Kur’anin - namazin), është e sigurt se Zoti yt do të ngrisë ty në një vend të lavdishëm.

Ajeti 80#

وَقُل رَّبِّ أَدْخِلْنِى مُدْخَلَ صِدْقٍۢ وَأَخْرِجْنِى مُخْرَجَ صِدْقٍۢ وَٱجْعَل لِّى مِن لَّدُنكَ سُلْطَٰنًۭا نَّصِيرًۭا

Dhe thuaj: “Zoti im, më shpjer në vend të mirë dhe më nxjerr në mënyrë yë ndershme dhe nga ana Jote më dhuro fuqi ndihmuese”.

Teksti arab dhe përkthimi shqip i Sherif Ahmetit: Al Quran Cloud ↗︎. Përkthimi paraqet kuptimet e tekstit origjinal arab.

Audio: MP3Quran ↗︎. Kopertina: Animax Fan 2016 · CC0 ↗︎; paraqitje dekorative e një botimi arab.

MYFTINIA E TETOVËS

Çfarë po kërkoni?

LAJMESemire Zulqufli Seferi mori solemnisht titullin hafize e Kur’anit FisnikLAJMEArlinda Nexhat Luma mori solemnisht titullin hafize e Kur’anit FisnikNJOFTIMELajm i mirë për nxënësit e mektebeve tona!LAJMEMyftiu priti në takim delegacionin e Fondacionit të Dijanetit të TurqisëLAJMENxënësit e Xhamisë së Re të fshatit Pallçisht i Poshtëm, kaluan me sukses provimin e Hatmes së Kur’anit.LibraElifbaja jonëLibraIlmihali ynë · 1LibraIlmihali ynë · 2LibraIlmihali ynë · 3Libra100 PyetjeLibraEdukimi i Fëmijëve në IslamAKTUALITETLajme & njoftimeKOMUNITETIAktivitetet e ardhshmeORIENTIMUdhëzues për vizitorëtMYFTINIAKontakt · Telefon, email & adresa SOLIDARITETDhuro & mbështetMULTIMEDIAGaleria e fotografiveLEXIMKur’ani · Arabisht & shqip MULTIMEDIAKanali i Myftinisë · Video REGJISTRI107 xhamitë e Myftinisë TRASHËGIMIXhamia e Larme MYFTINIARreth Myftinisë MYFTINIABiografia e Myftiut ARSIMIInstituti i Hifzit ARSIMIMedreseja Isa Beu · Paralelja e vajzave në Tetovë MYFTINIAStafi i Myftinisë MYFTINIAHaxhi 2027MYFTINIAQendra për Shërbime Fetare dhe Sociale