Fasada historike e Xhamisë së Larme në Tetovë
BASHKËSIA FETARE ISLAME · TETOVË

Besim që udhëheq.
Shërbim që bashkon.

Myftinia e Tetovës i shërben jetës fetare, arsimore, kulturore dhe shoqërore të besimtarëve në Tetovë dhe rrethinë.

Që nga
1953
Në shërbim të
Tetovës
dhe rrethinës
Vlera
Besim · Dije
Përgjegjësi
Rreth Myftinisë

Myftinia e Bashkësia Fetare Islame – Tetovë

Myftinia e Tetovës është institucioni përgjegjës për organizimin, udhëheqjen dhe administrimin e jetës fetare, arsimore dhe kulturore-sociale Islame në rajonin e Tetovës.

Si pjesë përbërëse e Bashkësisë Fetare Islame (BFI) të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Myftinia synon të jetë shtyllë e forcimit të vlerave fetare, morale e kombëtare, duke i ofruar xhematit shërbime cilësore dhe duke ruajtur identitetin tonë shpirtëror ndër breza.

100+Xhami në qytet dhe rrethinë

Nën administrimin e kësaj myftinie funksionojnë një numër i madh i xhamive (mbi 100 xhami) të shpërndara në qytet dhe vendbanimet përreth, Instituti i Hifzit dhe Bukurleximit “Xhamia e Larme”, Qendra për Shërbime Fetare dhe Sociale, Kompleksi Arabati Baba, etj.

IDENTITETI YNË

Në shërbim të njeriut.
Në ruajtje të vlerave.

Institucioni punon për të forcuar jetën shpirtërore, dijen dhe lidhjet që e mbajnë komunitetin të bashkuar.

01

Vizioni

Të jetë bartëse e vlerave fetare, morale dhe intelektuale, duke i ofruar xhematit shërbim të gjerë e të dobishëm. Myftinia synon të mbetet pranë qytetarëve dhe të ndihmojë zhvillimin shpirtëror, kulturor e arsimor të brezave.

Përmes veprimtarive fetare, sociale dhe kulturore, ajo punon për ruajtjen e identitetit fetar, kulturor dhe kombëtar.

02

Misioni

Të ofrojë shërbim të përgjegjshëm për qytetarët, me vëmendje të veçantë ndaj kultivimit të vlerave islame, arsimit fetar dhe ngritjes së vetëdijes morale e shpirtërore.

Myftinia mbështet brezat e rinj dhe zhvillimin e shoqërisë përmes nismave fetare, edukative e sociale, duke synuar të mbetet institucion i besueshëm për xhematin.

Besim

Jetë shpirtërore e mbështetur në vlerat islame.

Dije

Arsim dhe vetëdije për brezat e sotëm e të ardhshëm.

Shërbim

Prani e përgjegjshme pranë qytetarëve dhe xhematit.

Trashëgimi

Ruajtje e identitetit fetar, kulturor dhe kombëtar.

Dr. Hfz. Selver Xhemaili, Myfti i TetovësMyftiu i Tetovës
UDHËHEQJA E SOTME

Dr. Hfz. Selver Xhemaili

Që nga viti 2023, detyrën e Myftiut të Tetovës e ushtron Dr. Hfz. Selver ef. Xhemaili.

Biografia e Myftiut
ZHVILLIMI HISTORIK

Një rrugëtim i ndërtuar me përkushtim.

Nëpër ndryshimet shoqërore e politike, Myftinia ka vazhduar të udhëheqë jetën fetare dhe kulturore të Tetovës e rrethinës.

Xhamia e Larme dhe minarja e saj
  1. Dr. Hfz. Selver ef. Xhemaili

    Ushtron detyrën e Myftiut të Tetovës.

  2. Prof. Dr. Qani ef. Nesimi

    U emërua në detyrën e Myftiut dhe udhëhoqi institucionin për tetë vjet.

  3. Alifekri ef. Esati

    U zgjodh Myfti dhe e mbajti këtë përgjegjësi për dymbëdhjetë vjet.

  4. Hfz. Mr. Nexhadi ef. Limani

    U emërua Myfti dhe, gjatë trazirave politike të vitit 1998, udhëhoqi Këshillin e Myftinisë.

  5. Hfz. Imer ef. Kamveri

    E ushtroi detyrën e Myftiut gjatë gjysmës së parë të vitit, për afërsisht gjashtë muaj.

  6. Muhamed ef. Iseni

    Në periudhën pas shpërbërjes së Jugosllavisë u emërua Myfti i Tetovës dhe Gostivarit.

  7. Alinaxhi Rizai

    Shërbeu si kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Tetovë.

  8. Hfz. Gani ef. Sinani

    U emërua kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Tetovë.

  9. Hfz. Zylbehar ef. Yzeiri

    Pas vdekjes së Aqif ef. Sadikit, u emërua kryeimam i Tetovës dhe Gostivarit me rrethinë.

  10. Aqif ef. Sadiki

    Myftinia funksiononte si Këshill i Bashkësisë Islame dhe përfshinte edhe Gostivarin. Aqif ef. Sadiki shërbeu me përkushtim deri në vdekjen e tij.

MYFTINIA E TETOVËS

Çfarë po kërkoni?

LAJMESemire Zulqufli Seferi mori solemnisht titullin hafize e Kur’anit FisnikLAJMEArlinda Nexhat Luma mori solemnisht titullin hafize e Kur’anit FisnikNJOFTIMELajm i mirë për nxënësit e mektebeve tona!LAJMEMyftiu priti në takim delegacionin e Fondacionit të Dijanetit të TurqisëLAJMENxënësit e Xhamisë së Re të fshatit Pallçisht i Poshtëm, kaluan me sukses provimin e Hatmes së Kur’anit.LibraElifbaja jonëLibraIlmihali ynë · 1LibraIlmihali ynë · 2LibraIlmihali ynë · 3Libra100 PyetjeLibraEdukimi i Fëmijëve në IslamAKTUALITETLajme & njoftimeKOMUNITETIAktivitetet e ardhshmeORIENTIMUdhëzues për vizitorëtMYFTINIAKontakt · Telefon, email & adresa SOLIDARITETDhuro & mbështetMULTIMEDIAGaleria e fotografiveLEXIMKur’ani · Arabisht & shqip MULTIMEDIAKanali i Myftinisë · Video REGJISTRI107 xhamitë e Myftinisë TRASHËGIMIXhamia e Larme MYFTINIARreth Myftinisë MYFTINIABiografia e Myftiut ARSIMIInstituti i Hifzit ARSIMIMedreseja Isa Beu · Paralelja e vajzave në Tetovë MYFTINIAStafi i Myftinisë MYFTINIAHaxhi 2027MYFTINIAQendra për Shërbime Fetare dhe Sociale