«Ilmihali Ynë» dhe «Elifbaja Jonë» së shpejti do të jenë në duart e nxënësve në mbarë territorin e Myftinisë së BFI – Tetovë, në përgjigje të kërkesave të mualimëve dhe mualimeve të xhamive tona.
Botimi i këtyre teksteve vjen si mbështetje e drejtpërdrejtë për edukimin e brezave të rinj, duke pasuruar kështu procesin edukativo-arsimor dhe orët e mësim-besimit në të gjitha mektebet e rajonit të Tetovës.

