HATME NË XHAMINË E FSHATIT RADIOVCË
Sot, më datë 25.10.2026 (e diel), në Xhaminë e fshatit Radiovcë, u realizua solemnitet fetar me rastin e përfundimit të leximit të Kur'anit Fisnik – hatme nga nxënësit e mektebit që e ndjekin mësimbesimin fetar në këtë xhami tek mualimi Rejhan ef. Memedi.
Në këtë manifestim, përpos xhematit, prezantoi edhe referenti i Myftinisë së Tetovës, Idris ef. Idrizi, i shoqëruar nga operativa e Myftinisë, sekretari, referenti i kulturës dhe referenti vakufit, hoxhallarë të Myftinisë, mysafirë etj.
Në fjalimin e tij, referenti Idris ef. Idrizi përshëndeti të pranishmit në emër të Myftiut të Myftinisë së Tetovës, Dr. Hfz. Selver ef. Xhemaili, duke theksuar se puna me nxënësit dhe edukimi i tyre është trashëgimia më e madhe që një prind mund t'u lërë fëmijëve të tij dhe se kjo është një sunet nga sunetet profetike.
Programin e moderoi referenti i kulturës, Mr. Xhemil ef. Sadiki, ndërsa duanë e hatmes e bëri referenti i vakëfit, Taxhudin ef. Hamidi.
Në fund të programit, mualimit Rejhan ef. Memedi iu dhurua një mirënjohje në shenjë respekti për punën e bërë, si dhe u bë shpërndarja e diplomave për nxënësit që kishin kryer leximin e Kur'anit Fisnik (hatme). Gjithashtu, një falënderim i veçantë iu drejtua edhe imamit të xhamisë, Esat ef. Memedi, këshillit dhe xhematit për angazhimin, mbështetjen e vazhdueshme dhe mikpritjen e treguar.
Nxënësve, Zoti u dhëntë suksese edhe në të ardhmen, ndërsa mualimin, Zoti e begatoftë me të mirat e Tij!





