HANA DAUT BEADINI
Mbrojti me sukses titullin Hafize e Kur'anit Fisnik
Sot, më 17 nëntor 2026, komisioni i hifzit pranë Myftinisë së BFI Tetovë, i përbërë nga hafiz Ismail ef. Nuhiu, hafiz Idriz ef. Osmani, hafize Elvira Halimi dhe hafiz Resi ef. Dauti, zhvilloi seancën e fundit të provimit të hifzit për kandidaten Hana Daut Beadini nga fshati Çellopek, e cila me përfundimin e kësaj seance mori titullin Hafize e Kur'anit Fisnik.
Hafizja e kreu hifzin pranë muhafidhit Abdurahman ef. Asllani në Institutin "Molla Mahmud ef. Asllani". Rrugëtimin e saj në mësimin e Kur'anit përmendësh ajo e filloi më 5 dhjetor 2024 dhe e përfundoi me sukses, më 11 nëntor 2026.
Myftinia e BFI Tetovë, me në krye Myftiun Dr. Hfz. Selver ef. Xhemaili, uron hafizen e re për suksesin shembullor, duke e lutur All-llahun Fuqiplotë ta ndihmojë në vazhdimin e studimeve islame.





