Ceromoni e duasë së hatmes për të moshës së rritur në Mektebin e Xhamisë së Rinisë - Tetovë.
Talebet të moshritura në Mektebin e Xhamisë Rinisë, të cilët me përkushtim të madh kanë mësuar nga mualimja për moshriturat Ibadet Alija-Luma më datë 24 Tetor 2026 (e Shtunë), përmbyllën me sukses mësimin dhe leximin e plotë të Kur'anit Fisnik me ceremoninë e duasë së hatmes.
Në komision ishin prezente profesoreshat e paraleles së vajzave të Medresesë Isa Beu në Tetovë, Abide Emin Memeti dhe Ejmen Baleza. Duanë e hatmes e bëri mualimja Mona Jusufi.
Me këtë rast, talebet u nderuan me diplloma nga Myftinia e Tetovës, ndërsa mualimes iu dorëzua mirënjohje për kontributin në mësimdhënie.
Myftinia e Tetovës lut që Allahu i Madhëruar i shpërbleftë të gjithë pjesëmarrësit, ua pranoftë veprat dhe ju dhëntë shëndet e bereqet.





