Për namazin e xhumasë, Myftinia e BFI – Tetovë udhëhequr nga Myftiu, ishte sërish pranë besimtarëve, me stafin e saj administrativ e fetar që vazhdon të jetë pjesë aktive e jetës dhe gjallërisë në xhamitë tona.
Vizitat e kësaj jave u realizuan sipas kësaj radhitjeje:
📍 Xhamia e fshatit Përshefcë: Myftiu i Tetovës, Dr. Hfz. Selver ef. Xhemaili i shoqëruar nga operativa e tij.
📍 Xhamia e Epërme e fshatit Çellopek: Shefi i kontabilitetit Hfz. Resi ef. Dauti
Falënderojmë përzemërsisht imamët, këshillat e xhamive dhe të gjithë xhematin për mikpritjen e ngrohtë dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm.




