PRANË JUSH · PYETJE & PËRGJIGJE

Një pyetje.
Një hap drejt dijes.

Pyet Myftininë. Gjeni orientim për atë që ju intereson,
ose na drejtoni pyetjen tuaj personalisht.

Shfletoni përgjigjet
PYETJE TË SHPESHTA

Përgjigje që ju
ndihmojnë të orientoheni.

Pyetje dhe përgjigje nga Myftinia e Tetovës

Myftinia & kontakti

Çfarë është Myftinia e Tetovës?

Myftinia e Tetovës është institucioni fetar islam që vepron në rajonin e Tetovës nën autoritetin e Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut. Ajo kujdeset për organizimin fetar, arsimor dhe humanitar të besimtarëve myslimanë të rajonit.

Ku ndodhet zyra e Myftinisë së Tetovës?

Zyra qendrore ndodhet në Rr. Gjorçe Petrov 68, 1200 Tetovë. Kutia postare: P.O Box 240. Orari i punës është nga ora 08:00 deri në 16:00 (nga e hëna në të premte).

Si mund të kontaktoj me Myftininë?

Për çdo pyetje mund të na kontaktoni në: +389 (0) 44 351 870 myftiniate@gmail.com myftiniate@bfi.mk

Besimi & udhëzimet

Si mund të kërkoj një fetva (sqarim fetar)?

Për të marrë fetva, mund të dërgoni pyetjen tuaj përmes emailit ose të vini personalisht në zyrën e Myftinisë, ku imamët tanë do t’ju përgjigjen me bazë në Kuran dhe Sunet.

A është e vlefshme agjërimi nëse kam harruar dhe kam ngrënë?

Po, nëse ke ngrënë nga harresa, agjërata është e vlefshme sipas hadithit të Profetit Muhamed ﷺ.

Familja & nikahu

Si bëhet regjistrimi i martesës fetare (nikahut)?

Çifti duhet të paraqitet personalisht në Myftini me dokument identifikimi dhe dëshmi të beqarisë. Imamët e autorizuar kryejnë ceremoninë dhe lëshojnë vërtetimin fetar të martesës.

A mund të bëhet nikahu pa praninë e prindërve?

Po, nëse janë plotësuar kushtet ligjore dhe fetare, por këshillohet gjithmonë që prindërit të jenë të informuar.

Shërbimet fetare

Kush kujdeset për ceremonitë e varrimit islam në Tetovë?

Myftinia e Tetovës bashkë me këshillat e xhamive organizon procedurat fetare për varrimin sipas normave islame.

Si mund të lajmërohet vdekja për shërbime fetare?

Lajmëroheni xhaminë më të afërt ose direkt në Myftini që të organizohen imamët dhe personat përgjegjës për xhenazen.

Mësimi fetar

A ofron Myftinia mësim fetar për fëmijë dhe të rinj?

Po, nëpërmes medreseve, xhamive dhe kurseve të Kur’anit që zhvillohen gjatë gjithë vitit.

Si mund të regjistrohem në një kurs fetar?

Kontaktoni imamin e xhamisë suaj ose drejtohuni në zyrën e Myftinisë për të marrë informacione mbi kursin më të afërt.

Bamirësia & Ramazani

Si mund të bëj një donacion për Myftininë ose për bamirësi?

Mund të bëni donacione në xhami, në zyrën e Myftinisë ose përmes llogarisë bankare të dedikuar për këtë qëllim.

A lëshon Myftinia dëshmi për donacionet e bëra?

Po, për çdo donacion lëshohet vërtetim zyrtar me vulën e Myftinisë.

Ku mund të shoh orarin e iftarit dhe syfyrit?

Orari publikohen çdo vit në faqen e internetit të Myftinisë dhe në xhamitë e qytetit.

A mund të jap zekatin në Myftini?

Po, Myftinia pranon zekat, fitër dhe sadaka, dhe kujdeset që ato të shpërndahen tek familjet në nevojë sipas rregullave islame.

VAZHDOJMË BISEDËN

Nuk e gjetët përgjigjen?

Na shkruani, telefononi ose ejani në zyrë.

MYFTINIA E TETOVËS

Çfarë po kërkoni?

LAJMESemire Zulqufli Seferi mori solemnisht titullin hafize e Kur’anit FisnikLAJMEArlinda Nexhat Luma mori solemnisht titullin hafize e Kur’anit FisnikNJOFTIMELajm i mirë për nxënësit e mektebeve tona!LAJMEMyftiu priti në takim delegacionin e Fondacionit të Dijanetit të TurqisëLAJMENxënësit e Xhamisë së Re të fshatit Pallçisht i Poshtëm, kaluan me sukses provimin e Hatmes së Kur’anit.LibraElifbaja jonëLibraIlmihali ynë · 1LibraIlmihali ynë · 2LibraIlmihali ynë · 3Libra100 PyetjeLibraEdukimi i Fëmijëve në IslamAKTUALITETLajme & njoftimeKOMUNITETIAktivitetet e ardhshmeORIENTIMUdhëzues për vizitorëtMYFTINIAKontakt · Telefon, email & adresa SOLIDARITETDhuro & mbështetMULTIMEDIAGaleria e fotografiveLEXIMKur’ani · Arabisht & shqip MULTIMEDIAKanali i Myftinisë · Video REGJISTRI107 xhamitë e Myftinisë TRASHËGIMIXhamia e Larme MYFTINIARreth Myftinisë MYFTINIABiografia e Myftiut ARSIMIInstituti i Hifzit ARSIMIMedreseja Isa Beu · Paralelja e vajzave në Tetovë MYFTINIAStafi i Myftinisë MYFTINIAHaxhi 2027MYFTINIAQendra për Shërbime Fetare dhe Sociale