Myftinia e Tetovës i shërben jetës fetare, arsimore, kulturore dhe shoqërore të besimtarëve në Tetovë dhe rrethinë.
Që nga
1953
Në shërbim të
Tetovës dhe rrethinës
Vlera
Besim · Dije Përgjegjësi
Njihni historinë
Rreth Myftinisë
Myftinia e Bashkësia Fetare Islame – Tetovë
Myftinia e Tetovës është institucioni përgjegjës për organizimin, udhëheqjen dhe administrimin e jetës fetare, arsimore dhe kulturore-sociale Islame në rajonin e Tetovës.
Si pjesë përbërëse e Bashkësisë Fetare Islame (BFI) të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Myftinia synon të jetë shtyllë e forcimit të vlerave fetare, morale e kombëtare, duke i ofruar xhematit shërbime cilësore dhe duke ruajtur identitetin tonë shpirtëror ndër breza.
100+Xhami në qytet dhe rrethinë
Nën administrimin e kësaj myftinie funksionojnë një numër i madh i xhamive (mbi 100 xhami) të shpërndara në qytet dhe vendbanimet përreth, Instituti i Hifzit dhe Bukurleximit “Xhamia e Larme”, Qendra për Shërbime Fetare dhe Sociale, Kompleksi Arabati Baba, etj.
IDENTITETI YNË
Në shërbim të njeriut. Në ruajtje të vlerave.
Institucioni punon për të forcuar jetën shpirtërore, dijen dhe lidhjet që e mbajnë komunitetin të bashkuar.
01
Vizioni
Të jetë bartëse e vlerave fetare, morale dhe intelektuale, duke i ofruar xhematit shërbim të gjerë e të dobishëm. Myftinia synon të mbetet pranë qytetarëve dhe të ndihmojë zhvillimin shpirtëror, kulturor e arsimor të brezave.
Përmes veprimtarive fetare, sociale dhe kulturore, ajo punon për ruajtjen e identitetit fetar, kulturor dhe kombëtar.
02
Misioni
Të ofrojë shërbim të përgjegjshëm për qytetarët, me vëmendje të veçantë ndaj kultivimit të vlerave islame, arsimit fetar dhe ngritjes së vetëdijes morale e shpirtërore.
Myftinia mbështet brezat e rinj dhe zhvillimin e shoqërisë përmes nismave fetare, edukative e sociale, duke synuar të mbetet institucion i besueshëm për xhematin.
Besim
Jetë shpirtërore e mbështetur në vlerat islame.
Dije
Arsim dhe vetëdije për brezat e sotëm e të ardhshëm.
Shërbim
Prani e përgjegjshme pranë qytetarëve dhe xhematit.
Trashëgimi
Ruajtje e identitetit fetar, kulturor dhe kombëtar.
Myftiu i Tetovës
UDHËHEQJA E SOTME
Dr. Hfz. Selver Xhemaili
Që nga viti 2023, detyrën e Myftiut të Tetovës e ushtron Dr. Hfz. Selver ef. Xhemaili.