LEXIM · DIJE · REFLEKTIM

Kur’ani.
Pranë zemrës.

Një hapësirë e qetë për të lexuar tekstin arab dhe përkthimin e kuptimeve në gjuhën shqipe.

Kopertina e Kur’anit me kaligrafi arabe dhe ornamente
Një çast për lexim. Një hap drejt dijes.
ARABISHT & SHQIP

Lexoni me përkushtim.

Përkthimi i kuptimeve nga Sherif Ahmeti
Teksti arab: botimi Uthmani

SURE NGA KUR’ANI

Hud

سُورَةُ هُودٍ

123 ajete · Arabisht dhe shqip

Dëgjoni suren Hud

Recitim në arabisht · Mishary Alafasi

Ajetet 61–80 nga 123Shqip · Sherif Ahmeti
Ajeti 61#

۞ وَإِلَىٰ ثَمُودَ أَخَاهُمْ صَٰلِحًۭا ۚ قَالَ يَٰقَوْمِ ٱعْبُدُوا۟ ٱللَّهَ مَا لَكُم مِّنْ إِلَٰهٍ غَيْرُهُۥ ۖ هُوَ أَنشَأَكُم مِّنَ ٱلْأَرْضِ وَٱسْتَعْمَرَكُمْ فِيهَا فَٱسْتَغْفِرُوهُ ثُمَّ تُوبُوٓا۟ إِلَيْهِ ۚ إِنَّ رَبِّى قَرِيبٌۭ مُّجِيبٌۭ

Edhe te (populli) Themud e patëm njërin prej tyre, Salihun, e ai u tha: “O populli im, adhuronie All-llahun, ju nuk keni zot tjetër pos Tij, Ai së pari ju krijoi nga dheu dhe ju bëri banues të tij, andaj kërkoni falje prej Tij, dhe shprehni pendim te Ai. S’ka dyshim, Zoti im është afër (me mëshirë), Ai përgjigjet (lutjeve)”!

Ajeti 62#

قَالُوا۟ يَٰصَٰلِحُ قَدْ كُنتَ فِينَا مَرْجُوًّۭا قَبْلَ هَٰذَآ ۖ أَتَنْهَىٰنَآ أَن نَّعْبُدَ مَا يَعْبُدُ ءَابَآؤُنَا وَإِنَّنَا لَفِى شَكٍّۢ مِّمَّا تَدْعُونَآ إِلَيْهِ مُرِيبٍۢ

Ata thanë: “O Salih, ti ishe shpresë jona para kësaj. Si mund të na ndalosh të adhurojmë atë që adhuruan prindërit tanë? Vërtet, ne jemi shumë të dyshimtë e në dilemë në atë që na thërret ti!”

Ajeti 63#

قَالَ يَٰقَوْمِ أَرَءَيْتُمْ إِن كُنتُ عَلَىٰ بَيِّنَةٍۢ مِّن رَّبِّى وَءَاتَىٰنِى مِنْهُ رَحْمَةًۭ فَمَن يَنصُرُنِى مِنَ ٱللَّهِ إِنْ عَصَيْتُهُۥ ۖ فَمَا تَزِيدُونَنِى غَيْرَ تَخْسِيرٍۢ

“O populli im, më tregoni ju, nëse unë jam (i bazuar) në argument (të qartë) nga Zoti im, dhe Ai të më ketë dhënë mua mëshirë (gradën pejgamber) nga ana e Tij, kush do të më mbrojë mua nga All-llahu, nëse unë kundërshtoj Atë? Ju nuk më shtoni tjetër vetëm humbje.

Ajeti 64#

وَيَٰقَوْمِ هَٰذِهِۦ نَاقَةُ ٱللَّهِ لَكُمْ ءَايَةًۭ فَذَرُوهَا تَأْكُلْ فِىٓ أَرْضِ ٱللَّهِ وَلَا تَمَسُّوهَا بِسُوٓءٍۢ فَيَأْخُذَكُمْ عَذَابٌۭ قَرِيبٌۭ

O populli im, kjo është devja e All-llahut, për ju është një argument. Lënie pra, të ushqehet në tokën e All-llahut e mos e prekni me ndonjë të keqe e të ju godas menjëherë dënimi!”

Ajeti 65#

فَعَقَرُوهَا فَقَالَ تَمَتَّعُوا۟ فِى دَارِكُمْ ثَلَٰثَةَ أَيَّامٍۢ ۖ ذَٰلِكَ وَعْدٌ غَيْرُ مَكْذُوبٍۢ

E megjithatë, ata e therrën atë, e ai (Salihu) ju tha: “Përjetoni në vendin tuaj tri ditë, ky është caktim jo i rrejshëm!”

Ajeti 66#

فَلَمَّا جَآءَ أَمْرُنَا نَجَّيْنَا صَٰلِحًۭا وَٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ مَعَهُۥ بِرَحْمَةٍۢ مِّنَّا وَمِنْ خِزْىِ يَوْمِئِذٍ ۗ إِنَّ رَبَّكَ هُوَ ٱلْقَوِىُّ ٱلْعَزِيزُ

E kur erdhi vendimi Ynë (për dënim), Ne e shpëtuam Salihun nga poshtërimi i asaj dite, e bashkë me të, edhe ata që besuan. Zoti yt është ai i fuqishmi, ngadhënjyesi.

Ajeti 67#

وَأَخَذَ ٱلَّذِينَ ظَلَمُوا۟ ٱلصَّيْحَةُ فَأَصْبَحُوا۟ فِى دِيَٰرِهِمْ جَٰثِمِينَ

Ndërsa ata që bënë zullum, i kapi (në ditën e katërt) krisma dhe gëdhinë kufoma (të ngrira) në vendin e tyre.

Ajeti 68#

كَأَن لَّمْ يَغْنَوْا۟ فِيهَآ ۗ أَلَآ إِنَّ ثَمُودَا۟ كَفَرُوا۟ رَبَّهُمْ ۗ أَلَا بُعْدًۭا لِّثَمُودَ

(gëdhinë) Sikur të mos kishin qenë fare në të. Kuptonie pra, (populli) Themud e mohoi Zotin e vet. Mallkimi qoftë kundër Themudit!

Ajeti 69#

وَلَقَدْ جَآءَتْ رُسُلُنَآ إِبْرَٰهِيمَ بِٱلْبُشْرَىٰ قَالُوا۟ سَلَٰمًۭا ۖ قَالَ سَلَٰمٌۭ ۖ فَمَا لَبِثَ أَن جَآءَ بِعِجْلٍ حَنِيذٍۢ

Edhe Ibrahimit i patën ardhur të dërguarit (engjëjt) tanë me myzhde dhe i thanë: “Selam”. Ai u përgjegj: “Gjithnjë paçi selam” dhe nuk vonoi t’ju sjellë një viç të pjekur (të fërguar në gurë).

Ajeti 70#

فَلَمَّا رَءَآ أَيْدِيَهُمْ لَا تَصِلُ إِلَيْهِ نَكِرَهُمْ وَأَوْجَسَ مِنْهُمْ خِيفَةًۭ ۚ قَالُوا۟ لَا تَخَفْ إِنَّآ أُرْسِلْنَآ إِلَىٰ قَوْمِ لُوطٍۢ

Kur pa se duart e tyre nuk shtrihen kah ai (viç), iu dukën të pazakonshme dhe ndjeu prej tyre njëfarë frike. Ata i thanë: “Mos u frikëso, ne jemi të dërguar të populli i Lutit”.

Ajeti 71#

وَٱمْرَأَتُهُۥ قَآئِمَةٌۭ فَضَحِكَتْ فَبَشَّرْنَٰهَا بِإِسْحَٰقَ وَمِن وَرَآءِ إِسْحَٰقَ يَعْقُوبَ

E gruaja (Sare) e tij (Ibrahimit) rrinte në këmbë dhe qeshi, e Ne e përgëzuam atë me Is-hakun, e pas Is-hakut Jakubin.

Ajeti 72#

قَالَتْ يَٰوَيْلَتَىٰٓ ءَأَلِدُ وَأَنَا۠ عَجُوزٌۭ وَهَٰذَا بَعْلِى شَيْخًا ۖ إِنَّ هَٰذَا لَشَىْءٌ عَجِيبٌۭ

Ajo tha: “E mjera unë, si do të lindë unë kr jam e vjetëruar, kurse ky burri im është i shtyer më moshë, vërtet kjo është gjë e çuditshme.

Ajeti 73#

قَالُوٓا۟ أَتَعْجَبِينَ مِنْ أَمْرِ ٱللَّهِ ۖ رَحْمَتُ ٱللَّهِ وَبَرَكَٰتُهُۥ عَلَيْكُمْ أَهْلَ ٱلْبَيْتِ ۚ إِنَّهُۥ حَمِيدٌۭ مَّجِيدٌۭ

Ata i thanë: “Si, mos po çuditesh me caktimin e Zotit?” Mëshira e All-llahut dhe bekimi i Tij qoftë me ju o familje e shtëpisë (së Ibrahimit)! Vërtet, Ai është meritues për falënderim është bamirës i madh.

Ajeti 74#

فَلَمَّا ذَهَبَ عَنْ إِبْرَٰهِيمَ ٱلرَّوْعُ وَجَآءَتْهُ ٱلْبُشْرَىٰ يُجَٰدِلُنَا فِى قَوْمِ لُوطٍ

Pasi që Ibrahimit i kaloi frika dhe i erdhi myzhdeja, ai nisi dialog me të dërguarit tanë rreth popullit të Lutit..

Ajeti 75#

إِنَّ إِبْرَٰهِيمَ لَحَلِيمٌ أَوَّٰهٌۭ مُّنِيبٌۭ

Vërtet, Ibrahimi ishte shumë i butë, shumë i dhembshëm dhe i kthyeshëm.

Ajeti 76#

يَٰٓإِبْرَٰهِيمُ أَعْرِضْ عَنْ هَٰذَآ ۖ إِنَّهُۥ قَدْ جَآءَ أَمْرُ رَبِّكَ ۖ وَإِنَّهُمْ ءَاتِيهِمْ عَذَابٌ غَيْرُ مَرْدُودٍۢ

(engjëjt i thanë) O Ibrahim lëre këtë (dialog), urdhëri i Zotit tënd tashmë ka zbritur, s’ka tjetër, ata do të përjetojnë dënim të pashmangshëm.

Ajeti 77#

وَلَمَّا جَآءَتْ رُسُلُنَا لُوطًۭا سِىٓءَ بِهِمْ وَضَاقَ بِهِمْ ذَرْعًۭا وَقَالَ هَٰذَا يَوْمٌ عَصِيبٌۭ

E kur të dërguarit tanë i erdhën Lutit, ai u keqësua për ta dhe u ngushtua rëndë me ardhjen e tyre e tha: “Kjo është ditë e vështirë!”

Ajeti 78#

وَجَآءَهُۥ قَوْمُهُۥ يُهْرَعُونَ إِلَيْهِ وَمِن قَبْلُ كَانُوا۟ يَعْمَلُونَ ٱلسَّيِّـَٔاتِ ۚ قَالَ يَٰقَوْمِ هَٰٓؤُلَآءِ بَنَاتِى هُنَّ أَطْهَرُ لَكُمْ ۖ فَٱتَّقُوا۟ ٱللَّهَ وَلَا تُخْزُونِ فِى ضَيْفِىٓ ۖ أَلَيْسَ مِنكُمْ رَجُلٌۭ رَّشِيدٌۭ

Dhe populli i tij, ë më parë bënin punë të turpshme, erdhi me ngtite ai (te Luti), e ai tha: “O populli im, qe këto bijat e mia (gratë e atij vendi), janë më të pastra për ju kinie frikë pra All-llahun e mos më turpëroni me mysafirët e mi, a nuk ka ndër ju ndonjë njeri të mençur (e të ju ndalojë nga e keqja)?”

Ajeti 79#

قَالُوا۟ لَقَدْ عَلِمْتَ مَا لَنَا فِى بَنَاتِكَ مِنْ حَقٍّۢ وَإِنَّكَ لَتَعْلَمُ مَا نُرِيدُ

Ata thanë: “Po ti e ke të ditur se ne, nuk kurrfarë lakmie në bijat tua, ti e di me siguri se çka dëshirojmë ne!”

Ajeti 80#

قَالَ لَوْ أَنَّ لِى بِكُمْ قُوَّةً أَوْ ءَاوِىٓ إِلَىٰ رُكْنٍۢ شَدِيدٍۢ

Ai tha: “Ah, sikur të kisha fuqi kundër jush (t’ju zbrapsë), ose të kisha mbështetje në ndonjë përkrahje (të fisit) të fortë!” (do t’i mbroja mysafirët e mij).

Teksti arab dhe përkthimi shqip i Sherif Ahmetit: Al Quran Cloud ↗︎. Përkthimi paraqet kuptimet e tekstit origjinal arab.

Audio: MP3Quran ↗︎. Kopertina: Animax Fan 2016 · CC0 ↗︎; paraqitje dekorative e një botimi arab.

MYFTINIA E TETOVËS

Çfarë po kërkoni?

LAJMESemire Zulqufli Seferi mori solemnisht titullin hafize e Kur’anit FisnikLAJMEArlinda Nexhat Luma mori solemnisht titullin hafize e Kur’anit FisnikNJOFTIMELajm i mirë për nxënësit e mektebeve tona!LAJMEMyftiu priti në takim delegacionin e Fondacionit të Dijanetit të TurqisëLAJMENxënësit e Xhamisë së Re të fshatit Pallçisht i Poshtëm, kaluan me sukses provimin e Hatmes së Kur’anit.LibraElifbaja jonëLibraIlmihali ynë · 1LibraIlmihali ynë · 2LibraIlmihali ynë · 3Libra100 PyetjeLibraEdukimi i Fëmijëve në IslamAKTUALITETLajme & njoftimeKOMUNITETIAktivitetet e ardhshmeORIENTIMUdhëzues për vizitorëtMYFTINIAKontakt · Telefon, email & adresa SOLIDARITETDhuro & mbështetMULTIMEDIAGaleria e fotografiveLEXIMKur’ani · Arabisht & shqip MULTIMEDIAKanali i Myftinisë · Video REGJISTRI107 xhamitë e Myftinisë TRASHËGIMIXhamia e Larme MYFTINIARreth Myftinisë MYFTINIABiografia e Myftiut ARSIMIInstituti i Hifzit ARSIMIMedreseja Isa Beu · Paralelja e vajzave në Tetovë MYFTINIAStafi i Myftinisë MYFTINIAHaxhi 2027MYFTINIAQendra për Shërbime Fetare dhe Sociale