LEXIM · DIJE · REFLEKTIM

Kur’ani.
Pranë zemrës.

Një hapësirë e qetë për të lexuar tekstin arab dhe përkthimin e kuptimeve në gjuhën shqipe.

Kopertina e Kur’anit me kaligrafi arabe dhe ornamente
Një çast për lexim. Një hap drejt dijes.
ARABISHT & SHQIP

Lexoni me përkushtim.

Përkthimi i kuptimeve nga Sherif Ahmeti
Teksti arab: botimi Uthmani

SURE NGA KUR’ANI

Az-Zukhruf

سُورَةُ الزُّخۡرُفِ

89 ajete · Arabisht dhe shqip

Dëgjoni suren Az-Zukhruf

Recitim në arabisht · Mishary Alafasi

Ajetet 21–40 nga 89Shqip · Sherif Ahmeti
Ajeti 21#

أَمْ ءَاتَيْنَٰهُمْ كِتَٰبًۭا مِّن قَبْلِهِۦ فَهُم بِهِۦ مُسْتَمْسِكُونَ

A mos u kemi dhënë ndonjë libër para tij (para Kur’anit), e ata i përmbahen atij?

Ajeti 22#

بَلْ قَالُوٓا۟ إِنَّا وَجَدْنَآ ءَابَآءَنَا عَلَىٰٓ أُمَّةٍۢ وَإِنَّا عَلَىٰٓ ءَاثَٰرِهِم مُّهْتَدُونَ

Jo, por ata thanë: “Ne i kemi gjetur të parët tanë në këtë fe dhe vazhdojmë gjurmëve të tyre”.

Ajeti 23#

وَكَذَٰلِكَ مَآ أَرْسَلْنَا مِن قَبْلِكَ فِى قَرْيَةٍۢ مِّن نَّذِيرٍ إِلَّا قَالَ مُتْرَفُوهَآ إِنَّا وَجَدْنَآ ءَابَآءَنَا عَلَىٰٓ أُمَّةٍۢ وَإِنَّا عَلَىٰٓ ءَاثَٰرِهِم مُّقْتَدُونَ

Ja pra, Ne nuk kemi dërguar para teje pejgamber në ndonjë vendbanim, që të mos i ketë thënë paria e begatshme e tij: “Ne i gjetëm të parët tanë në këtë fe dhe ne jemi të orientuar gjurmëve të tyre”.

Ajeti 24#

۞ قَٰلَ أَوَلَوْ جِئْتُكُم بِأَهْدَىٰ مِمَّا وَجَدتُّمْ عَلَيْهِ ءَابَآءَكُمْ ۖ قَالُوٓا۟ إِنَّا بِمَآ أُرْسِلْتُم بِهِۦ كَٰفِرُونَ

Ai tha: “A edhe nëse ju kam sjell rrugë më të mirë nga ajo që i gjetët të parët tuaj?” Ata thanë: “Ne nuk i besojmë asaj me çka ju jeni dërguar!”

Ajeti 25#

فَٱنتَقَمْنَا مِنْهُمْ ۖ فَٱنظُرْ كَيْفَ كَانَ عَٰقِبَةُ ٱلْمُكَذِّبِينَ

Atëherë Ne ndërmorrëm ndëshkime kundër tyre, e shih si ishte përfundimi i gënjeshtarëve.

Ajeti 26#

وَإِذْ قَالَ إِبْرَٰهِيمُ لِأَبِيهِ وَقَوْمِهِۦٓ إِنَّنِى بَرَآءٌۭ مِّمَّا تَعْبُدُونَ

(Pëërkujto, o i dërguar) Kur Ibrahimi babait të vet dhe popullit të tij i tha: “Unë jam i larguar prej asaj që adhroni ju,

Ajeti 27#

إِلَّا ٱلَّذِى فَطَرَنِى فَإِنَّهُۥ سَيَهْدِينِ

përveç Atij që më krijoi, dhe që Ai do të më drejtojë!”

Ajeti 28#

وَجَعَلَهَا كَلِمَةًۢ بَاقِيَةًۭ فِى عَقِبِهِۦ لَعَلَّهُمْ يَرْجِعُونَ

Dhe ai (Ibrahimi) e la të përjetshme atë fjalë (besimn në një Zot) ndër pasardhësit e vet me shpresë që ata të kthehen prej rrugës së gabuar në rrugën e drejtë.

Ajeti 29#

بَلْ مَتَّعْتُ هَٰٓؤُلَآءِ وَءَابَآءَهُمْ حَتَّىٰ جَآءَهُمُ ٱلْحَقُّ وَرَسُولٌۭ مُّبِينٌۭ

Por, Unë u dhashë mundësi këtyre dhe të parëve të tyre të kënaqen derisa nuk u erdhi e vërteta dhe i dërguari me fakte.

Ajeti 30#

وَلَمَّا جَآءَهُمُ ٱلْحَقُّ قَالُوا۟ هَٰذَا سِحْرٌۭ وَإِنَّا بِهِۦ كَٰفِرُونَ

Po, kur u erdhi atyre e vërteta, ata thanë: “Kjo është magji dhe se ne kësaj nuk besojmë!”

Ajeti 31#

وَقَالُوا۟ لَوْلَا نُزِّلَ هَٰذَا ٱلْقُرْءَانُ عَلَىٰ رَجُلٍۢ مِّنَ ٱلْقَرْيَتَيْنِ عَظِيمٍ

Pastaj thanë: “Përse të mos ketë zbritur ky Kur’an një njeriu të madh nga dy qytete?”

Ajeti 32#

أَهُمْ يَقْسِمُونَ رَحْمَتَ رَبِّكَ ۚ نَحْنُ قَسَمْنَا بَيْنَهُم مَّعِيشَتَهُمْ فِى ٱلْحَيَوٰةِ ٱلدُّنْيَا ۚ وَرَفَعْنَا بَعْضَهُمْ فَوْقَ بَعْضٍۢ دَرَجَٰتٍۢ لِّيَتَّخِذَ بَعْضُهُم بَعْضًۭا سُخْرِيًّۭا ۗ وَرَحْمَتُ رَبِّكَ خَيْرٌۭ مِّمَّا يَجْمَعُونَ

A thua ata e përcaktojnë mëshirën (pejgamberllëkun) e Zotit tënd? Ne kemi përcaktuar ndër ta gjendjen e jetës në këtë botë; Ne kemi dalluar disa në shkallë më të lartë se të tjerët, që të shfrytëzojnë njëri-tjetrin për shërbime. E mëshira (caktimi për pejgamber) e Zotit tënd është shumë më e dobishme se ajo që ata grumbullojnë.

Ajeti 33#

وَلَوْلَآ أَن يَكُونَ ٱلنَّاسُ أُمَّةًۭ وَٰحِدَةًۭ لَّجَعَلْنَا لِمَن يَكْفُرُ بِٱلرَّحْمَٰنِ لِبُيُوتِهِمْ سُقُفًۭا مِّن فِضَّةٍۢ وَمَعَارِجَ عَلَيْهَا يَظْهَرُونَ

E sikur të mos ishte që njerëzit (do të lakmonin) të jenë që nuk feje (jobesimtarë), Ne atyre që nuk e besojnë Zotin do t’ua bënim ppulazet e shtëpive të tyre nga argjendi si dhe shkallët nga argjendi, mbi të cilat ata do të ngriteshin.

Ajeti 34#

وَلِبُيُوتِهِمْ أَبْوَٰبًۭا وَسُرُرًا عَلَيْهَا يَتَّكِـُٔونَ

E edhe dyert e shtëpive të tyre nga argjendi edhe kolltukët, mbi të cilët do të mbështeteshin.

Ajeti 35#

وَزُخْرُفًۭا ۚ وَإِن كُلُّ ذَٰلِكَ لَمَّا مَتَٰعُ ٱلْحَيَوٰةِ ٱلدُّنْيَا ۚ وَٱلْءَاخِرَةُ عِندَ رَبِّكَ لِلْمُتَّقِينَ

Edhe stoli të ndryshme (ari etj.). E, të gjitha këto nuk janë gjë tjetër pos kënaqësi e jetës së kësaj bote, kurse bota e ardhshme te Zoti është për besimtarët e ruajtur.

Ajeti 36#

وَمَن يَعْشُ عَن ذِكْرِ ٱلرَّحْمَٰنِ نُقَيِّضْ لَهُۥ شَيْطَٰنًۭا فَهُوَ لَهُۥ قَرِينٌۭ

Kush mbyll sytë para këshillave të Zotit, atij ia shoqërojmë një djall që nuk i ndahet kurrë.

Ajeti 37#

وَإِنَّهُمْ لَيَصُدُّونَهُمْ عَنِ ٱلسَّبِيلِ وَيَحْسَبُونَ أَنَّهُم مُّهْتَدُونَ

E ata (djajt) do t’i shmangin nga rruga e drejtë, kurse (jobesimtarët) mendojnë se janë duke i udhëzuar.

Ajeti 38#

حَتَّىٰٓ إِذَا جَآءَنَا قَالَ يَٰلَيْتَ بَيْنِى وَبَيْنَكَ بُعْدَ ٱلْمَشْرِقَيْنِ فَبِئْسَ ٱلْقَرِينُ

E kur të vijë ai (jobesimtari) para Nesh, do të thotë: “Ah, të kishim qenë larg mes vete sa lindja me perëndimin; sa shok i keq je ti!”

Ajeti 39#

وَلَن يَنفَعَكُمُ ٱلْيَوْمَ إِذ ظَّلَمْتُمْ أَنَّكُمْ فِى ٱلْعَذَابِ مُشْتَرِكُونَ

Dhe sot, për shkak se ishit zullumqarë, shoqërimi juaj nuk do t’ju bëjë dobi në vuajtjet tuaja.

Ajeti 40#

أَفَأَنتَ تُسْمِعُ ٱلصُّمَّ أَوْ تَهْدِى ٱلْعُمْىَ وَمَن كَانَ فِى ضَلَٰلٍۢ مُّبِينٍۢ

A mos ti do ta bësh të dëgjojë i shurdhëti, ose ta drejtosh të verbërin, apo atë që është zhytur në humbje të thellë?

Teksti arab dhe përkthimi shqip i Sherif Ahmetit: Al Quran Cloud ↗︎. Përkthimi paraqet kuptimet e tekstit origjinal arab.

Audio: MP3Quran ↗︎. Kopertina: Animax Fan 2016 · CC0 ↗︎; paraqitje dekorative e një botimi arab.

MYFTINIA E TETOVËS

Çfarë po kërkoni?

LAJMESemire Zulqufli Seferi mori solemnisht titullin hafize e Kur’anit FisnikLAJMEArlinda Nexhat Luma mori solemnisht titullin hafize e Kur’anit FisnikNJOFTIMELajm i mirë për nxënësit e mektebeve tona!LAJMEMyftiu priti në takim delegacionin e Fondacionit të Dijanetit të TurqisëLAJMENxënësit e Xhamisë së Re të fshatit Pallçisht i Poshtëm, kaluan me sukses provimin e Hatmes së Kur’anit.LibraElifbaja jonëLibraIlmihali ynë · 1LibraIlmihali ynë · 2LibraIlmihali ynë · 3Libra100 PyetjeLibraEdukimi i Fëmijëve në IslamAKTUALITETLajme & njoftimeKOMUNITETIAktivitetet e ardhshmeORIENTIMUdhëzues për vizitorëtMYFTINIAKontakt · Telefon, email & adresa SOLIDARITETDhuro & mbështetMULTIMEDIAGaleria e fotografiveLEXIMKur’ani · Arabisht & shqip MULTIMEDIAKanali i Myftinisë · Video REGJISTRI107 xhamitë e Myftinisë TRASHËGIMIXhamia e Larme MYFTINIARreth Myftinisë MYFTINIABiografia e Myftiut ARSIMIInstituti i Hifzit ARSIMIMedreseja Isa Beu · Paralelja e vajzave në Tetovë MYFTINIAStafi i Myftinisë MYFTINIAHaxhi 2027MYFTINIAQendra për Shërbime Fetare dhe Sociale