Nxënësit e mektebit të Xhamisë së lagjes Drenovec në Tetovë, të cilët me përkushtim të madh mësohen nga imami dhe mualimi Luftim ef. Deari, më datë 09 Tetor 2026 (e Xhuma), kaluan me sukses provimin e hatmes së përfundimit të leximit të plotë të Kur’anit Fisnik.
Provimi përfshinte testimin e leximit, mësimit përmendësh, si dhe njohurive të përgjithshme nga ilmihali. Komisioni i provimit ishte i përbërë nga referentët për arsim pranë Myftinisë së Tetovës, Mr. Mahmud ef. Emini dhe Mr. Xhemil ef. Sadiki.
Myftinia e Tetovës u uron nxënësve shumë suksese në ceremoninë e hatmes, si dhe mbarësi e begati në rrugëtimin e tyre të mëtejshëm në mësimin e Kur’anit dhe diturive fetare.
Ceromonia e hatmes do të mbahet më datë 18.10.2026 (e Diel).








