Sot, më datë 18.10.2026 (e diel), në Xhaminë e lagjes Drenovec, u realizua solemnitet fetar me rastin e përfundimit të leximit të Kur'anit Fisnik – hatme nga nxënësit e mektebit që e ndjekin mësimbesimin fetar në këtë xhami tek mualimi, njëherit imami i xhamisë, Luftim ef. Deari.
Në këtë manifestim, përpos xhematit, prezantoi edhe sekretari i Myftinisë së Tetovës, Semir ef. Fazliji i shoqëruar nga kolegët e tij, hoxhallarë të Myftinisë, mysafirë etj.
Në fjalimin e tij, sekretari Semir ef. Fazliji përshëndeti të pranishmit në emër të Myftiut të Myftinisë së Tetovës, Dr. Hfz. Selver ef. Xhemaili, duke theksuar se puna me nxënësit dhe edukimi i tyre është trashëgimia më e madhe që një prind mund t'u lërë fëmijëve të tij dhe se kjo është një sunet nga sunetet profetike.
Programin e moderoi referenti i Myftinisë, Mr. Mahmud ef. Emini, ndërsa duanë e hatmes e bëri Prof. Dr. Bekim Sulejmani.
Në fund të programit, mualimit Luftim ef. Deari iu dhurua një mirënjohje në shenjë respekti për punën e bërë, si dhe u bë shpërndarja e diplomave për nxënësit që kishin kryer leximin e Kur'anit Fisnik (hatme).
Nxënësve, Zoti u dhëntë suksese edhe në të ardhmen, ndërsa mualimin, Zoti e begatoftë me të mirat e Tij!































