Nxënësit e mektebit të Xhamisë së Re në fshatin Pallçisht në Tetovë, të cilët me përkushtim të madh mësohen nga imami dhe mualimi Gzim ef. Sulejmani, më datë 30 Shtator 2026 (e Mërkurë), kaluan me sukses provimin e hatmes së përfundimit të leximit të plotë të Kur’anit Fisnik.

Provimi përfshinte testimin e leximit, mësimit përmendësh, si dhe njohurive të përgjithshme nga ilmihali. Komisioni i provimit ishte i përbërë nga referentët për arsim pranë Myftinisë së Tetovës, Idris ef. Idrizi dhe Mr. Mahmud ef. Emini.

Myftinia e Tetovës u uron nxënësve shumë suksese në ceremoninë e hatmes, si dhe mbarësi e begati në rrugëtimin e tyre të mëtejshëm në mësimin e Kur’anit dhe diturive fetare.

Ceromonia e hatmes do të mbahet më datë 31.10.2026 (e diel).