Në ambientet e Xhamisë Firdeus në Tetovë, u realizua me sukses aksioni i radhës humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, organizuar nga Myftinia e BFI Tetovë, Organizata Komunale e Kryqit të Kuq Tetovë dhe Qendra e Mjekësisë së Transfuzionit në Tetovë të cilët i falemnderojmë për bashkëpunimin e shkëlqyer.
Një falënderim i veçantë shkon për imamin e xhamisë Mr. Florent ef. Alili, këshillin dhe të gjithë besimtarët e vullnetarët e palodhur që u bënë pjesë dhe mundësuan realizimin e kësaj vepre të lartë humane.
Aksioni u zhvillua sot, e premte, më 16 tetor, pas namazit të xhumasë (nga ora 13:30 deri në 15:30), duke treguar edhe një herë solidaritetin dhe shpirtin human të qytetit tonë.
Zoti ju shpërbleftë të gjithëve për këtë kontribut të çmuar dhe i shëroftë ata që kanë nevojë!





