MYFTIU I TETOVËS

Dr. Hfz.
Selver Xhemaili

Hafëz, studiues, ligjërues dhe shërbyes i jetës fetare, me një rrugëtim të ndërtuar mbi dijen, përkushtimin dhe përgjegjësinë ndaj komunitetit.

Dr. Hfz. Selver Xhemaili, Myfti i Tetovës
Dr. Hfz. Selver XhemailiMyfti i Tetovës
1971Lindur në Vicë,
Tetovë
1987Përfundoi hifzin
dhe nisi Medresenë
1997Diplomoi në Universitetin
“19 Maj” Samsun, Turqi
2014Doktor i shkencave
të historisë
2023U emërua Myfti
i Tetovës
RRUGËTIMI

Nga hifzi te shërbimi publik.

Një jetë e lidhur me mësimin e Kur’anit, arsimin, veprimtarinë shkencore dhe shërbimin institucional.

Përkushtim ndaj dijes, shërbimit dhe komunitetit.

01

1971 — 1987

Rrënjët dhe hifzi

Selver Xhemaili lindi më 12 mars 1971 në fshatin Vicë të Tetovës. Shkollimin fillor e nisi në vendlindje dhe e përfundoi në shkollën “Istikball” në Tetovë, me mbështetjen e vazhdueshme të familjes së tij.

Në vitin 1985 nisi memorizimin e Kur’anit Fisnik dhe e përfundoi brenda tetëmbëdhjetë muajve. Gjatë Ramazanit të vitit 1987 shërbeu në Zenicë të Bosnjës, ku lexoi mukabele përmendësh para xhematit.

02

1987 — 1997

Formimi teologjik

Në vitin 1987 u regjistrua në Medresenë “Isa Beu” në Shkup. Gjatë katër viteve të shkollimit ishte pjesë e korit të Medresesë dhe e përfaqësoi institucionin në garat kuranore të hifzit në Zagreb.

Pas diplomimit më 1991 nisi studimet teologjike në Sarajevë. Lufta në Bosnjë e ndërpreu atë etapë, ndaj në vitin 1992 i vazhdoi studimet në Universitetin “19 Maj” në Samsun të Turqisë, ku diplomoi më 1997.

03

1997 — 2023

Imam, mualim dhe drejtues

Pas diplomimit nisi shërbimin si imam në Vicë. Më pas punoi si mualim-vaiz në lagjen Drenovec të Tetovës dhe për njëzet vjet ushtroi edhe detyrën e imamit atje.

Nga qershori 2016 deri më 8 nëntor 2023 drejtoi sektorin për diasporë pranë Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

04

2010 — 2022

Veprimtaria akademike

Në vitin 2010 mbrojti temën e masterit mbi rolin e legjislacionit osman në Maqedoni gjatë shekujve XV–XVII. Më 24 mars 2014 përfundoi doktoraturën me studim mbi të njëjtën fushë gjatë shekujve XVIII–XIX, ndërsa në vitin 2015 mori titullin docent.

Nga viti 2014 deri më 2022 ligjëroi në Universitetin e Tetovës lëndët Historia e Religjioneve, Qytetërimi Islam, Arti Islam dhe Gjuha Osmane.

05

2023 — SOT

Myfti i Tetovës

Më 8 nëntor 2023 u emërua ushtrues detyre i Myftiut të Tetovës. Më 12 shkurt 2025 u zgjodh Myfti i Myftinisë së Tetovës, duke vazhduar angazhimin e tij në shërbim të jetës fetare dhe institucionale të rajonit.

PUNA SHKENCORE

Autor, përkthyes
dhe ligjërues.

Ka marrë pjesë në kongrese, tribuna dhe panele shkencore në vend, në rajon dhe në qendrat shqiptare të diasporës evropiane.

Vepra të botuara

  1. 2018Roli dhe rëndësia e legjislacionit osman në Maqedoni, shek. XV–XVII
  2. 2018Legjislacioni osman në Maqedoni, shek. XVIII–XIX
  3. 2020Kuvendime Fetare

Vepra të përkthyera

  1. 2006Udhëzues i Ibadetit
  2. 2008Jeta, Ahlaku dhe Themelet e Fesë që Predikoi Muhammedi a.s.
  3. 2014Islami nëpërmjet Haditheve, vëll. II
PËRVOJË E GJERË

Dije që lidh
kultura dhe njerëz.

Përveç shqipes, flet turqisht, maqedonisht dhe serbokroatisht. Është përkthyes zyrtar nga turqishtja dhe maqedonishtja në shqip dhe anasjelltas. Është i martuar dhe prind i katër fëmijëve.

وَقُل رَّبِّ أَدْخِلْنِى مُدْخَلَ صِدْقٍ وَأَخْرِجْنِى مُخْرَجَ صِدْقٍ وَٱجْعَل لِّى مِن لَّدُنكَ سُلْطَانًا نَّصِيرًا

MYFTINIA E TETOVËS

Çfarë po kërkoni?

LAJMESemire Zulqufli Seferi mori solemnisht titullin hafize e Kur’anit FisnikLAJMEArlinda Nexhat Luma mori solemnisht titullin hafize e Kur’anit FisnikNJOFTIMELajm i mirë për nxënësit e mektebeve tona!LAJMEMyftiu priti në takim delegacionin e Fondacionit të Dijanetit të TurqisëLAJMENxënësit e Xhamisë së Re të fshatit Pallçisht i Poshtëm, kaluan me sukses provimin e Hatmes së Kur’anit.LibraElifbaja jonëLibraIlmihali ynë · 1LibraIlmihali ynë · 2LibraIlmihali ynë · 3Libra100 PyetjeLibraEdukimi i Fëmijëve në IslamAKTUALITETLajme & njoftimeKOMUNITETIAktivitetet e ardhshmeORIENTIMUdhëzues për vizitorëtMYFTINIAKontakt · Telefon, email & adresa SOLIDARITETDhuro & mbështetMULTIMEDIAGaleria e fotografiveLEXIMKur’ani · Arabisht & shqip MULTIMEDIAKanali i Myftinisë · Video REGJISTRI107 xhamitë e Myftinisë TRASHËGIMIXhamia e Larme MYFTINIARreth Myftinisë MYFTINIABiografia e Myftiut ARSIMIInstituti i Hifzit ARSIMIMedreseja Isa Beu · Paralelja e vajzave në Tetovë MYFTINIAStafi i Myftinisë MYFTINIAHaxhi 2027MYFTINIAQendra për Shërbime Fetare dhe Sociale